E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›SPAK thellon hetimet për Vlora Hysenin

SPAK thellon hetimet për Vlora Hysenin

SPAK ka thelluar hetimet për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Prokuroria e Posaçme po e heton Hysenin edhe për veprat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash. Mësohet se prokurorët e posaçëm kanë gjetur disa dokumente gjatë kontrolleve, dhe dyshojnë se përmes një kompanie janë bërë transaksione në emër të të vëllait.

Dyshohet se SPAK ka zbuluar një tentativë transferte prej 450 mijë eurosh drejt një kompanie gjermane që administrohet nga vëllai i Vlora Hysenit, Izet Dinglerit, ndërsa para kësaj tentative dyshohet se mund të jetë kryer disa transferta të tjera, që mund të kapin shifrat prej afro 950 mijë euro.

Shoqëria është regjistruar në Gjermani dhe ushtron aktivitet në sektorin e ndërtimit dhe punimeve të infrastrukturës.

Transferta prej 450 mijë eurosh është iniciuar më 26 shkurt 2024, me përshkrimin “Pagesë për kontratë huaje”, por është anuluar një ditë më vonë, më 27 shkurt.

Prokurorët po ndjekin gjurmët e parave të dyshuara se kanë origjinën nga përfitimet e paligjshme në tenderat e AKSHI-t.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, një pjesë e këtyre fondeve mund të jenë kanalizuar përmes kompanive private drejt personave të afërt të ish-drejtoreshës së SHISH.

SPAK ka dërguar letërporosi në Gjermani dhe Kosovë, duke kërkuar informacione për llogaritë bankare, transfertat, pasuritë dhe aktivitetet tregtare të Izet Dinglerit, si dhe lidhjet financiare me familjarët e tij.

Lini një koment