Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaDejona Mihali pas vendimit të Kushtetuesës: ‘Shumë mirë Gjykata, shumë mirë PDK’

Dejona Mihali pas vendimit të Kushtetuesës: ‘Shumë mirë Gjykata, shumë mirë PDK’

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka komentuar me ironi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Në një postim në Facebook, Mihali ka shkruar: “Shumë mirë Gjykata. Shumë mirë PDK”, duke iu referuar vendimit të Kushtetueses që erdhi pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese me këtë vendim po thotë se partitë politike “i kanë vetëm dhe 14 ditë me zgjedh Presidentin dhe pastaj shkoni në zgjedhje në nëntor”.

“Kështu mbrohet shteti dhe çështjet prioritare”, ka shtuar ajo në postimin e saj.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment