Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaRamadani: U dështoi loja pushtetarëve — deri më 6 tetor ose Presidenti, ose shkohet në zgjedhje

Ramadani: U dështoi loja pushtetarëve — deri më 6 tetor ose Presidenti, ose shkohet në zgjedhje

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një dështim të qasjes së pushtetarëve lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Në reagimin e tij, Ramadani thekson se afatet kushtetuese duhet të respektohen dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar pasojat e tejkalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit.

“U dështoi loja pushtetarëve! Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është copë letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas deputetit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30-ditor dhe ka përcaktuar pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi. “Deri më 6 tetor ose zgjidhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

“Krejt çka kanë bërë nga 8 gushti e deri më 13 shtator, Gjykata ua hodhi poshtë!”, ka përfunduar Ramadani, duke e cilësuar situatën si “një dështim total të lojës së pushtetarëve”.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment