Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

Kreu i PD Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ka komentuar vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

“Unë e ndoqa vendimin. Unë nuk di një rast të dytë, që ata që qëndruan për çlirim, liri e dinjitet dënohen njësoj apo më rëndë sesa agresorët. Këto janë dënimet më të rënda që janë dhënë për luftën në ish-Jugosllavi. Populli i Kosovës ka qenë populli më i viktimizuar, i agresuar, i shtypur”, tha ai.

Berisha ka theksuar se vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së “është i paqartë”.

“Të them të vërtetën, duke u përpjekur ta kuptoj, një kaos i vërtetë! I paimagjinueshëm, kaos ligjor! Gjykata do ngrihej për akuzat e tmerrshme të Dick Marty-t, por se kjo akuzë doli shpifje”, shtoi ai.

Pranoi se ka qenë dakord që Gjykata Speciale të ngrihej, por me bazë të qartë ligjore.

Kujtojmë se Gjykata e Hagës dënoi në total me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Për këto dënime, kishte edhe protesta të fuqishme në Prishtinë e në Hagë.

Lini një koment