E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Video/ dy gola dhe një asist, futbollisti që u zhgënjye nga Maran te Shqipëria jep spektakël

Video/ dy gola dhe një asist, futbollisti që u zhgënjye nga Maran te Shqipëria jep spektakël

Nga Panorama Sport

Një lojtar i cili padyshim ka mbetur i zhgënjyer nga trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, është Sabah Kerjota. Trajneri shkoi ta shihte në Skoci te Harts dhe vendosi më pas ta grumbullonte në tetor me kuqezinjtë për Ligën e Kombeve.

Por ai më pas e mbajti në të katër ndeshjet në tribunë duke mos i dhënë asnjë minutë, ndërsa nuk e ftoi në grumbullimin e dy javëve të kaluara me kuqezinjtë. Kerjota gjithsesi është përgjigjur në fushë sot me një paraqitje mbresëlënëse ndaj Dandit në kampionat duke qenë një nga lojtarët kryesorë në suksesin e thellë 8-0 në transfertë.

Ai ishte lojtari i cili i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 23-të të sfidës.

Në minutën e 81-të, ai shënoi edhe golin e dytë personal, për rezultatin 7-0 për ekipi e Harts.

Në minutën e 89-të, Kerojta siguroi edhe asistin për golin që vulosi rezultatin 8-0.

Kësisoj, anësori i sulmit, çoi bilancin e tij sezonal në 3 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje të luajtura me Harts.

Lini një koment