Video/ e ardhmja e sulmit të Shqipërisë nuk ndalet me Juventusin, shënon gol me “dhunë” si 9 i vërtetë
Nga Panorama Sport
Arman Durmishi po bën një prezantim të jashtëzakonshëm në këtë sezon me fanellën e Juventusit U23 në Serinë C italiane.
Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar, i cili shihet nga të gjithë si e ardhmja e sulmit të Kombëtares shqiptare, ka shënuar sot edhe golin e tij të katërt në 13 ndeshje me këtë ekip, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm që ka.
Në duelin kundër Xhana Erminio në transfertë, Durmishi e nisi ndeshjen titullar, duke lënë shenjën e tij në pjesën dytë të sfidës. Në minutën e 82-të, ai hyri me forcë në zonë në të djathtën, duke lëshuar një gjuajtje të pakapshme për portierin e vulosur golin e rezultatit 3-1.