Video/ Ismajli lë fushën i dëmtuar, Napoli shënon një minutë më vonë dhe fiton ndeshjen. Roma jep shfaqje me SuperMalen
Nga Panorama Sport
Dëmtimet nuk i ndahen Ardian Ismajlit, i cili me kthimin në radhët e Torinos, ka pësuar një tjetër në një ndeshje ku po bënte shumë mirë përballë Napolit.
Torino luante në transfertë dhe Ismajli ishte titullar, duke ndihmuar me paraqitjen e tij që të ruante portën e paprekur. Por një dëmtim në kofshë bëri që lojtari të ngrente flamurin e bardhë dhe të kërkonte zëvendësim në minutën e 71-të.
Pak sekonda më vonë, duke përfituar edhe nga dalja e mbrojtësit, MekTominej gjeti hapësirën dhe shënoi golin e fitores 1-0 për ekipin e Napolit.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Roma dha shfaqje duke mundur 5-1 ekipin e Parmës në transfertë për të shkuar përkohësisht në vendin e dytë pas krahëve të Lacios, falë paraqitjes mbresëlënëse të Malen, i cili ishte autor i 4 golave.