E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Video/ Qazim Laçi jep asist dhe befason skuadrën e Besnik Hasit, ish-golashënuesi më i mirë i Superiores tund dy herë rrjetën

Video/ Qazim Laçi jep asist dhe befason skuadrën e Besnik Hasit, ish-golashënuesi më i mirë i Superiores tund dy herë rrjetën

Nga Panorama Sport

Java e 12 në Superligën turke ka sjellë një rezultat të papritur, pasi Amedspor i drejtuar nga Besnik Hasi, është mundur në shtëpi me rezultatin 2-0 nga Rizespor, ku protagonist ishte edhe mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi.

Amedspor ishte shfaqur si një kandidat për zonën e kreut deri tani, po kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe ka ngadalësuar pak hapin e skuadrës surprizë të këtij edicioni. Ndërsa Rizespor ia doli të fitonte falë dy golave të ish-golashënuesit më të mirë të Superiores, Ali Soue, i cili në sezonin 2017-2018 luajti me fanellën e Skënderbeut.

Sulmuesi shënoi nga një gol në secilën pjesë të ndeshjes, teksa në të dytin ishte pikërisht Qazim Laçi ai i cili dha asistin pas një depërtimi të shkëlqyer në zonë.

Lini një koment