Zbulohet Dokumenti/ Vlora Hyseni ishte propozuar në muajin gusht nga Franca për nderimin me gradën “Kalorës i Urdhrit Komb
Franca ka përfshirë Vlora Hysenin në listën e personave të propozuar për gradën “Kalorës” të Urdhrit Kombëtar të Meritës.
Emri i Hysenit figuron në një dokument zyrtar të datës 10 gusht 2026, të publikuar nga Grande Chancellerie de la Legion d’honneur.
Dokumenti lidhet me propozimet për emërime ose ngritje në gradë në Urdhrin Kombëtar të Meritës për shtetasit e huaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
Në dokument, Vlora Hyseni renditet në seksionin “Propozime për gradën e Kalorësit”, në kategorinë Shqipëria.
Pranë emrit të saj, dokumenti francez shkruan se Hyseni është “me shtetësi kosovare dhe shqiptare” dhe e identifikon si “drejtuese të shërbimit të inteligjencës së shtetit”.
Emri i saj shfaqet në listën e personave të propozuar nga vende të ndryshme. Në të njëjtën pjesë të dokumentit, menjëherë pas Shqipërisë, është renditur Armenia. Përfaqësuesja e saj, Kristinne Grigoryan, identifikohet si drejtuese e shërbimit të inteligjencës së jashtme.
Lista përfshin gjithashtu zyrtarë të lartë të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes nga vende të ndryshme. Mes tyre janë drejtues dhe ushtarakë nga Brazili, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Spanja, Estonia, Shtetet e Bashkuara, Indonezia, Japonia, Libani dhe Katari.
Dokumenti francez është i ndarë sipas gradave të Urdhrit Kombëtar të Meritës. Në faqet e para janë paraqitur propozimet për gradën “Komandor” dhe “Oficer”, ndërsa në vijim paraqiten propozimet për gradën “Kalorës”.
Për Shqipërinë, emri i Vlora Hysenit shfaqet në pjesën e dytë të listës së propozimeve për gradën “Kalorës”.
Dokumenti mban titullin “Dekret i 10 gushtit 2026 për emërime ose ngritje në gradë në Urdhrin Kombëtar të Meritës” dhe përcakton se bëhet fjalë për promovimin e shtetasve të huaj për gjysmën e parë të vitit 2026.
Në dokument nuk jepet një përshkrim i mëtejshëm për Vlora Hysenin përtej shtetësive dhe funksionit të saj të identifikuar si drejtuese e shërbimit shtetëror të inteligjencës.

Dokumenti është publikuar nga Grande Chancellerie de la Légion d’honneur, institucioni francez që publikon aktet dhe informacionet zyrtare lidhur me urdhrat kombëtarë francezë.
Emri i Vlora Hysenit, në këtë dokument, figuron konkretisht nën titullin “Propozime për gradën e Kalorësit” dhe nën përcaktimin territorial “Shqipëria”.