Partizani lojën, Vllaznia golin: vendos Balaj
Vllaznia shtang Partizanin në “Air Albania” duke i rrëmbyer një fitore 1-0 në javën e 12-të të “Abissnet Superiore” në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 DHE RTSH Sport.
Të kuqtë u shfaqën më kërkues në këtë sfidë, krijuan volum loje dhe arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë me anë të Sidibe, por që u anullua nga VAR për prekje të topit me dorë.
Në pjesën e dytë skuadra shkodrane, mjaft racionale në lojë dhe në rastet e krijuara, arriti të fitojë një 11-metërsh që u kthye në gol nga Balaj. Në 15 minutat e fundit Vllaznia mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të dhënë për Obina, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Hjumën.
Gjithsesi, superioriteti numerik nuk i ndhmoi të kuqtë të ndryshonin fatin e ndeshjes në favor të tyre, kuqeblutë rrëmbyen një fitore mjaft të rëndësishme duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve. Partizani mbetet në kuotën e 10 pikëve, në vend të fundit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.