E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Partizani, trajneri Karoglan: Krijuam shumë raste, por…

Partizani, trajneri Karoglan: Krijuam shumë raste, por…

Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan ka komentuar për “Super Gol” humbjen 1-0 të pësuar përballë Vllaznisë në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”.

“Ishte një rezultat i vështirë për ne. Që nga minuta e parë donim të dominonim lojën. Nuk arritëm të gjenim golin, të gjenim vendosmërinë, atë zjarrin në sy, mënyrën për të shkuar te goli”

“Ishte ndeshja më e mirë për rastet e krijuara. Me Toman, Sidibe, Kazeem. Për ndeshje të tilla duhet të jesh më konkret”.

“Në fund kishim një lojtar më shumë. Futa Sidiben në krahun e djathtë, por nuk kishim shumë diagonalet. Parimi i skuadrave të mia është diagonaliteti. Ajo që punoj më shumë dhe kam problem. Do të shohim edhe në varësi të lojtarëve që do të kemi në dispozicion”.

“Krijuam më shumë raste sot sesa në 5 ndeshjet e fundit së bashku. Praktikisht, nuk pashë raste nga Vllaznia. Kjo penallti duhet të jetë e papranueshme”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment