E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Vllaznia, trajneri Laszlo: I lumtur për mënyrën si fituam

Vllaznia, trajneri Laszlo: I lumtur për mënyrën si fituam

Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo ka komentuar për “Super Gol” fitoren 1-0 të arritur në “Air Albania” përballë Partizanit në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”.

“Jam i lumtur për mënyrën se si e fituam këtë ndeshje, kishte një shpirt të ekipit, por edhe mjaft punë. Bëmë disa gabime, por në përgjithësi ekipi ka punuar mjaft mirë, sidomos edhe pas kartonit të kuq. Kjo për ekipin tonë do të thotë se mund të fitosh edhe jashtë shtëpisë”.

“Në pjesën e parë u kam thënë lojtarëve që të zbresin poshtë. Kishim dy raste për të shënuar. Luajtëm me një mesfushë kompakte por pa pikë referimi. Normal që dikush mund të fus një stoper për të mbrojtur topat e gjatë. Mund të them që kishim pak fat, sepse Partizani kishte rastet e veta. Jam i lumtur për ekipin. Është fitorja e tyre”.

“Është e rëndësishme që në fund të kemi tri pikët. Normal që qëllimi është të fitosh. Jo gjithmonë, ekipi që ka posedim më të lart të topit mund të fitojë ndeshjet”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment