Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij dhe Presidentin amerikan Donald Trump.
Rama e ka shoqëruar foton me një koment ironik.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se do të dalë që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit”, shkruan Rama.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë disaditore në SHBA, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
A post shared by Edi Rama (@ediramaal)